Lulzim Basha në Vatikan citon Papa Françeskun: E ardhmja lind mes sakrificave
Kryetari i PD Lulzim Basha ka dhënë një intervistë në Radio Vatikani ku ka theksuar se sfida më e madhe që ka aktualisht Partia Demokratike është kthimi i besimit të qytetarëve te politika.
“Mendoj se kthimi i besimit te politika është sfida më e madhe që kemi. Formimi i besimit te politika si instrument ndryshimi, është e keqja më djallëzore që ka ndodhur në veçanti në dekadën e fundit. Politika nuk është e keqe. Të keqe e bëjnë njerëzit. Të mirë po kështu, e kanë në dorë ta bëjnë njerëzit”.
Sipas Bashës, shqiptarët meritojnë dhe presin një ndryshim rrënjësor të kulturës politike në vend.
Kryedemokrati ka cituar dhe Papa Françeskun me shprehjen “e ardhmja lind mes sakrificash”, per te treguar vendosmerine e tij ne krye te PD per te ardhmen e vendit.