Lulzim Basha: Rama në panik, kërkon të pengojë punën e komisionit për inceneratorët

Pas debateve në Komisionin Hetimor, ku PS vendosi të kallëzojë në SPAK Jorida Tabakun, pasi kjo e fundit u takua me kreun e SPAK ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha.

Në një postim në Facebook, Basha  thotë se Rama është në panik dhe kërkon të pengojë punën e Komisionit Hetimor.

Më tej, kreu u PD-së thotë se opozita nuk do të tërhiqet, por do të vazhdojë e vendosur, punën, për të zbuluar gjithçka, deri në fund.

Reagimi i plotë i Lulzim Bashës

Edi Rama dhe PS po bëjnë gjithçka për t’i ikur drejtësisë. Ata po përpiqen ta pengojnë dhe të largojnë vëmendjen nga puna e madhe që ka kryer Jorida Tabaku me Komisionin Hetimor për inceneratorët.

Ne nuk do të tërhiqemi, por do të vazhdojmë të vendosur, punën, për të zbuluar gjithçka, deri në fund.

Shqiptarët e dinë që qeveria ka shumë për të fshehur, dhe që ky komision po i zbulon dita ditës se si ata kanë vjedhur 430 milion euro.

Ne inkurajojmë prokurorët të bëjnë punën e tyre dhe i bëjmë thirrje Ramës dhe PS që të mos nervozohen, ndonëse duket qartë se pse kanë gjithë arsyet e botës për tu frikësuar.

SHKARKO APP