Lulzim Basha: RAMAVIRUSI shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaron se Edi Rama shkatërroi ekonominë e vendit dhe varfëroi shqiptarët edhe më shumë gjatë pandemisë.
Në një postim në Facebook, Basha shprehet se Rama nuk i ndihmoi shqiptarët as gjatë tërmetit e as gjatë pandemisë.
Postimi i plotë i Lulzim Bashës në Facebook:
RAMAVIRUSI shkatërroi ekonominë dhe varfëroi shqiptarët edhe më shumë gjatë pandemisë.
Propaganda me regji qëndrore e Ramës nuk e fsheh dot dështimin. Në prill premtoi se do të punohet me 4 turne (!!!) për të pastruar Thumanën nga rrënojat. Pamjet flasin vetë. “Puna” zgjati aq sa vizita dhe transmetimi me regji qëndrore i mashtrimit të radhës.
Rama nuk i ndihmoi qytetarët as pas tërmetit dhe as gjatë pandemisë. Lekët e shqiptarëve i çon në xhepin e oligarkëve dhe për shpenzime luksi. Në vend që të ndihmonte qindra familje të varfëra, Rama harxhoi qindra mijë euro të taksave tona me charter luksi për fundjavë në Paris.
Ekonomia në krizë të thellë, është dështimi i Ramës, i qartë po aq sa gënjeshtrat që ai broçkullit çdo ditë shqiptarëve.