Rama, Basha dhe Berisha reagojnë për vdekjen e gazetarit Andrea Stefani
Edi Rama shkruan fjalët e dhimbjes:
Një lajm tronditës për humbjen e madhe të një njeriu e patrioti të mirë, gazetar i pakompromis e qytetar i angazhuar për idealet e idetë ku besoi deri në fund!…Lamtumirë ANDREA STEFANI
Lulzim Basha poston në Facebook:
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të gazetarit dhe analistit Andrea Stefani.
Në një status në Facebook, kreu i demokratëve thotë se Stefani është ndër kontribuuesit e parë në median shqiptare në vitet e para të demokracisë.
“Andrea Stefani eshte nje nder kontribuesit e pare ne mediat shqiptare, pas rënies së komunizmit. Me ikjen e tij u shua një zë i veçantë dhe i fortë i diskutimit publik në vend. U prehtë në paqe. Ngushëllime familjes dhe të afërmëve”, thotë kryedemokrati Lulzim Basha.
Reagimi i Sali Berishës:
Ngushellim!
Ndahet nga jeta gazetari, analisti dhe publicisti Andrea Stefani. Andrea ishte nje avokat i vendosur i te majtes, kritik dhe kundershtar i palekundur i imi dhe te djathtes se vendit, qe le nje boshllek te vertet ne arenen e debatit dhe publicistikes tone.
Me kete rast i shpreh familjes se te ndjerit dhe miqve te tij ngushellimet e mia me te sinqerta! sb