Lulzim Basha: Respektoj Z.Pandeli Majko për kontributin në vite!

Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me deputetin socialist, Pandeli Majko.

Pas takimit në Hotel Rogner, Lulzim Basha deklaroi se takimi me Pandeli Majkon u zhvillua në kuadër të Asamblesë së NATO-s që do të mbahet në Tiranë. “Respektoj z.Majko për kontributin e tij ndër vite dhe shpresoj që komunikimi politik normal mos të përbëjë lajm në Shqipëri. Tema kryesore e diskutimit ishte Asamblea e NATO”, tha kryedemokrati Basha pas takimit. Në fund të muajit Prill në Tiranë zhvillohet për herë të parë Asamblea e NATO-s, ku do të marrin pjesë zyrtarë të lartë së aleancës ushtarake.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?