Lulzim Basha: Shteti i kapur nga korrupsioni s’u shërben qytetarëve dhe biznesit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaron se vetëm Vetting-u në politikë mund t’i japë fund korrupsionit dhe kapjes së shtetit.

Përmes një mesazhi në Twitter, Basha thekson se kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët dhe po largon të rinjtë nga vendi.

Mesazhi i plotë i Lulzim Bashës në Twitter

Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme. Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë. Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë!

SHKARKO APP