Lulzim Basha: Të gjithë do të mbajmë përgjegjësi për humbjen, edhe unë!
Lulzim Basha ka thënë sot para medias, kur po dilte nga zyra e tij në PD, i rrethuar nga gazetarët, se të gjithë në PD do të reflektojmë dhe do të mbajmë përgjegjësi. Edhe unë mbaj përgjegjsi, tha Basha.
“Ne jemi në një proces reflektimi dhe në radhë të parë duhet të respektojmë njerëzit që kanë mendimin e tyre. Ndaj jemi në një proces që nisi pas 6 marsit dhe është një proces i thellë me synimin bashkimin e demokratëve. Unë jam gati të bëj çdo gjë në interesin më të mirë të PD , por duhet të keni pak durim” shtoi kreu i PD-së.
KOHA JONË SONDAZH

