Lulzim Basha uron besimtarët myslimanë: Le të shërbejë ky muaj për të na udhëhequr në rrugën e drejtë

Kreu i PD, Lulzim Basha ka përcjellë një urim për besimtarët e fesë islame për Muajin e Shenjtë të Ramazanit.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Basha shpreson që ky muaj të udheheqë të gjithë në rrugën e drejtë, për të ndërtuar një jetë më të mirë për popullin shqiptar, me mundësi e gëzim për familje shqiptare.

“Të dashur miq të besimit islam që nesër nisni agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, nga zemra ju uroj agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Le të shërbejë ky muaj për të na udhëhequr në rrugën e drejtë dhe përmes sakrificës e lutjeve tona drejtuar Zotit, të ndërtojmë një jetë më të mirë për popullin tonë, me më shumë mundësi dhe gëzim për çdo familje shqiptare.

Agjërim të lehtë e të pranuar, dritë, shpresë dhe begati sjelltë ky muaj për ju, familjet tuaja dhe gjithë shqiptarët kudo që janë.”– shkruan Basha.

Të dashur miq të besimit islam që nesër nisni agjërimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, nga zemra ju uroj agjërim të…

Pubblicato da Lulzim Basha su Lunedì 12 aprile 2021

Më herët një urim për besimtarët ka bërë edhe Ambasada Amerikane.

I përcjellim urimet më të mira bashkësisë Muslimane në Shqipëri për një Ramazan të bekuar dhe të paqtë. Teksa ky muaj i bekuar fillon, ne shpresojmë në përtëritje, dhembshuri dhe dashamirësi shpirtërore këtu dhe në mbarë botën.“- shkruan Ambasada.

SHKARKO APP