Lulzim Basha thërret më 2 shtator Kuvendin Kombëtar të PD

Lulzim Basha ka propozuar mbajtjen e Kuvendit Kombëtar në 2 shtator. Me këtë rast ai largon të pabindurit dhe zgjedh Këshillin e ri Kombëtar.

Agjenda e Kuvendit Kombëtar do të jetë: Ndryshime statutore;  Vendime organizative në përputhje me vendimet statutore;  Miratimi i agjendës politike të Partisë Demokratike.

Mësohet se përveç mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, ka vendosur si prioritet luftën ndaj korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.

Sipas tij, shtatori do të sjellë edhe 2 nisma kundër korrupsionit nga Partia Demokratike:

1-Kërkesën për hetim parlamentar të fondeve të IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive.

  1. Ridërgim i kërkesës për hetimin parlamentar të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit, përveç pasurimit të pushtetarëve.

Kujtojmë se në mbledhjen e Kryesisë ishin të pranishëm:

1-Fitim Zekthi

2 -Taulanda Jupi

3 -Arbi Agalliu

4- Gazmend Koduzi

5- Oriola Pampuri

6- Gentian Gaba

7 -Kreshnik Çollaku

8 -Flutura Açka

9- Merita Bakiu

10- Xhemal Gjunkshi

11- Enkelejd Alibeaj

12- Taulant Zeneli

13-Endri Hasa

14-Indrit Sefa

Ndërkohë, Roland Bejko, Agron Kapllanaj dhe Jemin Gjana, ishin prezentë online.

SHKARKO APP