Lulzim Basha zbulon detaje nga takimi me delegacionin e Kongresit amerikan
Kryedemokrati Lulzim Basha ka zbuluar të tjera detaje nga takimi me delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim ditën e djeshme në selinë e PD.
Kreu i PD, shkruan në “Twitter” se ka falënderuar zyrtarët amerikanë për mbështetjen që i kanë dhënë Shqipërisë. Gjithashtu ai shkruan se i ka njohur ata lidhur me situatën e korrupsionit në të cilën ndodhet Shqipëria.
Postimi i Lulzim Bashës:
Kënaqësi të mirëprisja delegacionin e Kongresit amerikan dhe ambasadoren Yuri Kim dhe t’u shprehja mirënjohjen time dhe të PD për mbështetjen e jashtëzakonshme që SHBA i kanë dhënë Kombit shqiptar. Ndava me ta shqetësimin tonë për situatën në Shqipëri, nivelin e lartë të korrupsionit, masakrën zgjedhore dhe lidhjet e politikës me krimin. Diskutuam edhe për situatën në Kosovë dhe rajon. Mbyllja sa më e shpejtë e bisedimeve Kosovë-Serbi me njohjen reciproke, do t’i shërbente paqes dhe stabilitetit në rajon, që sot mbetet i brishtë. Ritheksova se për mua dhe PD, SHBA janë partneri ynë strategjik dhe bashkëpunimi sa më i ngushtë ekonomik, politik dhe në fushën e sigurisë është prioritet kryesor i yni.
KOHA JONË SONDAZH

