Lumi Vjosa del nga shtrati, kjo situatë mund të sjell përmbytje
Politikë E Hënë, 29 Nëntor 2021 17:03
Lumi Vjosa del nga shtrati, shkak reshjet e dendura të shiut. Në këto momente shirat vijojnë të jenë me intensitet të lartë në zonën e Çarshovës dhe në majën e Pindit. Në zonën e Përmetit, niveli i Vjosës ka arritur 5.3 m ndërkohë qe pika kritike është 5.4. Kjo situatë mund të sjell përmbytje në orët në vijim, ndërkohë që situata po monitorohet në terren, dhe pikërisht në urën e Mifolit.