Lutaj: Pse s’ka reaguar policia kur e pa Strazimirin të armatosur?
Në mbledhjen parlamentare të PS-së është diskutuar dhe për çështjen e armës pa leje me të cilën deputeti demokrat, Gent Strazimiri është parë në protestën që opozita zhvilloi të hënën tek parku i liqenit.
Deputeti Pirro Lutaj, që është edhe pjesë e Komisionit Parlamentar të Sigurisë ka shprehur rezerva ndaj punës së policisë atë ditë.
“Pse nuk ka reaguar policia kur e pa të armatosur”, citohet të ketë thënë Lutaj duke iu referuar Strazimirit.
Në mbledhjen me dyer të mbyllura mësohet gjithashtu që ai është shprehur se nga PS-ja duhej reagim më i ashpër për të treguar se ‘ne nuk veprojmë si Saliu’.
KOHA JONË SONDAZH

