Luzi: Depolitizimi i komisionerëve na çon drejt zgjedhjeve më cilësore
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefterie Luzi e sheh depolitizimin e komisionerëve zgjedhorë si një element pozitiv që do të çojë drejt zgjedhjeve më cilësore. Në një prononcim për Report TV pas tryezës për reformën zgjedhore që organizoi KVV në prani të tre liderëve politikë Rama, Meta e Basha, kryetarja e KQZ-së tha se për herë të parë ndryshimet në Kodin Zgjedhor do të vijnë në kohë dhe jo në moment të fundit siç politika ka vepruar më parë.
“Ata sot relativisht deklaruan dhe ishin ne sintoni me njëri-tjetrin për pavarësinë e anëtarëve të komisioneve zgjedhore e cila mendoj unë është një pikë kyçe që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka punuar gjatë gjithë kohës me të gjithë donatorët dhe është një pikë kyçe e cila mendoj do ta ndryshojë komplet qasjen e procesit zgjedhor, pra duke pasur komisioner të pavarur mendoj se procesi zgjedhor i ardhshëm do të jetë shumë më cilësor se sa ato që kemi kaluar”,- tha kryetarja e KQZ.
KOHA JONË SONDAZH

