Luzi: Ja pse nuk janë publikuar formularët e dekriminalizimit

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=3J85ZujBP2E&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

Ligji për dekriminalizimin ka hyrë në fuqi në muajin janar, ndërsa procesi i plotësimit të formularit ka përfunduar më 4 maj.
Për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, procesi nuk ishte shumë i lehtë për shkak se Komisioni hasi në vështirësi kur konstatoi se ka mos përputhje mes ligjit dhe akteve nënligjore. Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Luzi në një intervistë ekskluzive për Ora News, theksoi ishte vetë KQZ-ja ajo që vendosi pikat se si do të operohej më tej.
Luzi: Ligji dhe vendimi, po t’i lexojmë ka aspekte të ndryshme që kundërshtojnë njëra-tjetrin. Kuvendi e miratoi propozimin tonë dhe u mundua të organizojë një tryezë të rrumbullakët, por ajo që ndodhi ishte fakti se legjislatorët nuk u paraqitën pas dy mundësive që u krijuan. Atëherë, KQZ-ja, trupa u mblodh vet dhe vendosi pikat se si do të operohej më tej në lidhje me vendimmarrjen e këtij ligji për ekzekutimin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?