Luzi: Rreth 44% e votuesve ishin femra
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefteri Luzi deklaroi sot se vijon ende procesi i numërimit për këshillat bashkiakë.
Gjatë fjalës së saj para mediave, Luzi konfirmoi se ky proces vazhdon ende në qytetin e Lezhës, Krujës dhe Durrësit.
“Vazhdon numërimi për këshillin bashkiak. Po monitorohet procesi i numërimit në shumë vende, ku nuk ka përfunduar akoma. Ky proces po ecën si normalisht. Malësia e Madhe ka përfunduar numërimin për kryetarët e këshillit bashkiak e po vijon numërimi për anëtarët. Bashkia Lezhë, KZAZ 1213, mbeten për të numëruar 11 kuti për këshillin bashkiak, në Krujë kanë mbetur 11 kuti, në Durrës 32 kuti. Në rang vendi kanë ngelur pa numëruar 167 kuti votimi për këshillat bashkiak.”, tha Luzi.
Nga ana tjetër, kryetarja e KQZ-së tha se interesante në këto zgjedhje lokale është pjesëmarrja e grave në masën 44 për qind. “Një e dhënë interesante ishte dhe ajo e genderit. Kemi edhe numrin e fermave të parashikuar 693.883 ferma, 44 për qind e tyre.”, pohoi kryetarja e KQZsë. Teksa u ndal tek procesi i votimit në Vorë, Luzi theksoi se ky në këtë bashki është mbyllur numërimi.
“Në është përmbyllur plotësisht procesi i numërimit të votave, si për kryetar dhe për këshilltar. Në faqen e KQZ hidhet rezultati paraprak, jo ai përfundimtar. Ajo çfarë gjendet në faqen zyrtare të KQZ-së është vetëm rezultat paraprak.”, tha Luzi.
KOHA JONË SONDAZH

