LVV publikon një tjetër video: Numëruesi bën të pavlefshme votat e PD-së
Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, ka bërë publike të tjera pamje nga numërimi i votave në zgjedhjet e 25 prillit. Ata bëjnë të ditur se numëruesi ka pasur në dorë një laps dhe ka bërë të pavlefshme çdo votë të dhënë për Partinë Demokratike.
Postimi i plotë
Lapsi i vogël i vjedhjes së madhe të votave. Duke fshehur edhe dorën edhe lapsin, çfarë shenjash po vendos ky anëtar i Grupit Numërues nëpër fletë votime gjatë procesit të numërimit?
Shikoni në të majtë anëtarin e Grupit të Numërimit në Vendin e Numërimit të Votave në datën 26 prill 2021. Pamjet janë nxjerr nga videoxhirimet zyrtare të KQZ-së.
Edhe për këtë rast ankesa është depozituar mbrëmë në KQZ/KAS. Të merren menjëherë masa nga KQZ-ja dhe organet e drejtësisë! Zgjedhjet janë të pavlefshme, duhet vajtur në rivotim!
Tiranë, 11 maj 2021
Lëvizja VETËVENDOSJE!
Qendra në Shqipëri
https://www.facebook.com/LVVShqiperi/videos/108593634641180