Macron: Arrihet marrëveshja mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, thotë se është gjetur një zgjidhje kompromisi për kuadrin e negociatave të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku do të përfshihej edhe Bullgaria.

“Unë mendoj se kemi gjetur një zgjidhje kompromisi”,-tha ai në një konferencë shtypi në samitin e NATO-s në Spanjë.

Parlamenti i Bullgarisë i dha qeverisë dritën jeshile për të miratuar kornizën negociuese të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut, në një masë që mund t’i lejojë fqinjit të saj verior të fillojë bisedimet e anëtarësimit me bllokun.

SHKARKO APP