Macron i impresionuar nga reformat, Rama: Krenarë që kemi një tjetër mik të afërt. Jemi në proces integrimi, përtej rrugëve burokratike

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Paris, ku është pritur nga presidenti francez Emmanuel Macron. Shefi i Élysée-së deklaroi se Franca është e impresionuar nga ecuria e reformave në Shqipëri. Macron përgëzoi homologun e tij për zërin që Shqipëria ka pasur deri më sot në rajon, në çështjet e Kosovës, por edhe në arenën ndërkombëtare.

“E admiroj rrugën që ka bërë vendi juaj, për miqësinë, ndjenjat shumë të thella europiane. Kështu janë francezët, edhe më shumë se francezët, europianë”,-tha Macron.

Kryeministri Edi Rama foli për valë të re afrimi mes vendeve të Ballkanit dhe Bashkimit Europian ku në tavolinë tashmë, siç u shpreh kryeministri, ndodhet një proces integrimi, përtej rrugëve burokratike. Dhe për këtë, ai meritën ia atribuoi qasjes të mbajtur nga presidenti francez.

SHKARKO APP