Macron ”përplaset” me Merkel për negociatat: Ende jo zgjerim

Vendimi është marrë, për Shqipërinë nuk do të ketë vendim pozitiv në lidhje me negociatat e Integrimit drejt BE-së. Sipas medies ”Reuters”, Presidenti francez, Emmanuel Macron ka pasur një përplasje të fortë me kancelaren gjermane, Angela Merkel këtë javë pasi Parisi u izolua të martën duke kundërshtuar fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut. Danimarka dhe Holanda u bashkuan me refuzimin francez për fillimin e bisedimeve të pranimit me një vend tjetër të Ballkanit, Shqipërinë në një takim të ministrave të BE-së në Luksemburg, i cili përfundoi pa asnjë marrëveshje për çështjen që do të kërkonte mbështetje unanime të të gjitha 28 shteteve të BE-së.

 

Franca injoroi mbështetjen e gjerë midis shteteve të BE për t’u dhënë dritë jeshile vendeve që qëndrojnë në një rajon strategjik në pragun e bllokut. Amelie de Montchalin, ministre e çështjeve evropiane të Francës, tha që nuk mund të ketë hapje të negociatave përpara një reforme se si dhe kur kandidatët për anëtarë janë verifikuar nën objektivat e BE-së, në secilin varg nga politikat ekonomike deri tek të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit. Në Paris, një zyrtar i presidencës franceze tha se qeveria e Macron nuk do të pajtohej të hapte bisedimet tani.

Qëndrimi francez ka ngritur shqetësime për vonesa të mëtejshme në një proces tashmë të zgjatur që mund të nxehet dhe më duke nxitur shtetet e Ballkanit për të kultivuar lidhje më të ngushta me Rusinë, Turqinë ose Kinën. Në Berlin, një zyrtar qeveritar tha se ishte çështje parësore për Gjermaninë, e cila do të mbajë samitin e saj vjetor me Francën të Mërkurën. ”Kancelarja Angela Merkel do ta diskutojë çështjen me Macron të mërkurën”, tha zyrtari, duke shtuar se ajo gjithashtu do të ngrejë çështjen në një samit të 28 liderëve në Bruksel të enjten dhe të premten. ”Është një çështje strategjike për BE”.

SHKARKO APP