Majko: BE të bëjë një hap prapa në Kosovë

 

Nga Paneli Majko*

Gjykata Kushtetuese me vendimin e saj ka nxjerrë shtetin e Kosovës nga kriza e rrezikut të kthimit në një strukturë permanente të konfliktit midis shqiptarëve dhe serbeve. Siguria kombëtare dhe stabiliteti i vendit, shpresoj të nxisë palët politikë në Prishtinë për tu ulur në dialog pasi kjo që ndodhi nuk është “fitore” e askujt! Jetojmë në kohë të vështira ku rregullat ndërkombëtare po shthuren dhe aventurat politike për të konsideruar njëri-tjetrin “armik” mund të sjellin realitete të paimagjinueshme. Dështimi i politikës europiane në Kosovë është fakt. Politikëbërësit e Brukselit është mirë të bëjnë një hap prapa, për të mos provokuar përsëritjen e dështimeve të tilla. Për ta, kjo histori mund të quhet “ndryshim teksti” ndërsa për shqiptarët quhet diçka tjetër. Kosova rrezikoi të kthehej në një mekanizëm konflikti për të cilën nuk besoj se "burokratët europianë", janë të qartë ende për çfarë ka ndodhur. Çdo konflikt në Kosovë do të implikojë arsyeshëm një anëtar të NATO-s që quhet Shqipëri. Pas kësaj, këta zyrtare duhet të vendosin nëse do të vinë vetë apo do të dërgojnë të tjerët për të luftuar në Ballkan. Kohët e vështira duhen të na qartësojnë për zgjedhje të qarta. Brezi i politikanëve të UÇK-së, është e vetmja përgjigje kundër rrezikut të ISIS-it dhe lidhjes së fesë me politikën. Pres dhe shpresoj ti shoh ata që të ulen në odën e miqve, së bashku e më pas edhe në kuvendin e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në çdo rast, në keto kohë rreziqesh, shqiptarët kanë miq. Urime Kosovë!

Swiss Digital Mobile Reklama

*Koment i autorit në Facebook

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?