Majko: Berishës ia njihnim huqet, por Nanos jo

Në kuadër të aktivitetit për 25 vitet e parlamentit pluralist, socialisti Pandeli Majko ka ndarë me të pranishmit disa nga kujtimet e kohëve të shkuara.

Kështu, gjatë fjalës së mbajtur në këtë aktivitet, Majko theksoi se “në Kuvendin e Shqipërisë fjala dhe matematika ka qenë një martesë e vështirë”.

Majko ka sjellë gjithashtu në kujtesë edhe emrat e atyre, që sipas tij, e bënë historinë e Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ai fillon me qetësinë e një ish-të përndjekuri që fati dhe Zoti e çuan te zyra e Enverit: ishte Pjetër Arbnori; qetësia dhe batutat e shkurtra të tij bënin diferencë. Replikat e Namik Dokles mbeten të papërsëritshme, ai kishte përballë një bariton politik, jo vetëm në zë, por edhe në fjalë siç ishte Ali Spahia. Këta të dy së bashku ndërtuan shkollën e parë të kryetarëve të grupeve kundërshtare”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, sipas tij, Agolli, Sabri Godo, Teodor Keko dhe Teodor Laço e lidhën fjalën e shkruar me diskutimet në Kuvend.

Për Majkon, Keko mbetet i papërsëritshëm, në disa nga diskutimet që mbetet nga më të mirët e kohës.

“Në Kuvend u formuan karakteret e para në politikën e pluralizmit. Berishës ia njihte huqet kushdo, kjo nuk ndodhte me Nanon. Me Meksin, një nga kryeministrat më punëtor, opozitarizmi  funksiononte thjesht, kur ai fliste me pasion në tribunën e Kuvendit, mjaftonte një e bërtitur nga vendi e një deputeti opozitar, ‘nuk është e vërtetë’ dhe ai e linte në mes diskutimin dhe merrej me atë që e kishte ngacmuar”, tha ai.

Ndërsa duke u ndalur në ditën e plagosjes së Azem Hajdarit në Kuvend, Majko theksoi se ajo ishte një ditë e vështirë.

“Vrasja e tij më pas ishte një ditë kur politika e mek dhe fjalën e pati forca”, tha ai.

Majko kujtoi edhe të parën femër në historinë e parlamentarizmit, si kryetare e Kuvendit, Jozefina Topalli dhe kryeparlamentarin aktual, Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?