Majko-demokratëve: Kërkojuni ndjesë tropojanëve për HEC-et në Valbonë

Deputeti socialist, Pandeli Majko i kërkoi Partisë Demokratike që t’i kërkojë publikisht ndjesë tropojanëve, për ndërtimin e HEC-ve në Luginën e Valbonës.

Majko theksoi se HEC-et i lejoi PD dhe dhanë lejen kryeministri dhe ministrat e qeverisë së djathtë.

“Ne kriminelët i kemi në politikë se nuk kemi gjykatës dhe prokurorë. Ne nuk kemi 3 gjykatës dhe 2 prokurorë. Reforma bën që të mos i votojë parlamenti gjykatësit dhe prokurorët, por jo ne duam t’i zgjedhim vetë. Ne na ka marrë peng sistemi i drejtësisë, jo ne atë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne nuk duhet të çuditemi se pse na vijnë kriminelët. Krimi në Shqipëri fillon nga vjedhja e votës, jam dakord, por mendoni pse nuk kemi gjykatës e prokurorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Unë jam i gatshëm të besoj se tërhiqeni nga ligjet e plehrave nëse dilni dhe u thoni tropojanëve se ju keni dhënë urdhër për HEC-et në Valbonë, kërkoni ndjesë”, u shpreh Majko.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?