Majko: Edhe Velinë e trajton si godinë pa leje. Rama: Ti e legalizove

 

Mes batutash me në qendër kandidatin e së majtës Erion Veliajn janë duke u shpërndarë lejet e legalizimit në Tiranë. Kryeministri Rama e prezantoi Majkon si njeriun që solli Erion Veliajn në Partinë Socialiste e ndërsa Majko sërish përmes batutës u shpreh se Rama e trajton edhe Erionin si ndërtim pa leje. Menjëherë e rimori fjalën kryeministri i cili tha se thjesht po tregonte se kush “e legalizoi Erionin”.

Rama: Ftoj tani Pandeli Majkon që futi Erjon Veliajnë në Partinë Socialiste

Majko: E qartë e qartë, e kuptojnë dhe këtë. Edhe Erion Velinë e trajton si godinë pa leje. Unë bëra katin e dytë  të atij që Erioni është sot

Rama: Unë nuk e trajtova si godinë pa leje. Unë desha të them se kush e legalizoi dhe jam i sigurt që legalizimi që i bëri Pandi ka qenë një ogur shumë i mirë sepse më besoni mua; kush ka lidhjen shpirtërore me Pandin, ka vetëm mirë.

SHKARKO APP