Majko ironizon për vjedhjen e palltos dhe thumbon Jolezën e FRESSH
Në disa portale online u raportua së deputetit të Partisë Socialiste, Pandeli Majko, i kishin vjedhur pallton gjatë një takimi me të rinj të FRESSH-it në Tiranë të dielën e shkuar. Deputeti ka reaguar në Facebook duke e konsideruar këtë një shaka “sepse ai nuk mban asnjëherë pallto”. Por Majko ka gjetur rastin të thumbojë pak edhe kryetaren e FRESSH, Joleza Koka kur shkruan se “një xhup i turbulluar nga ligjëratat “u zgjua” në një shtëpi tjetër”.
“Lexova ne median e shkruar qe me kane vjedhur pallton. Sqarim: Kam ca vite qe nuk vesh pallto. Humor: Meqe ne kete vend vjedhja eshte nje akt shume, por shume “pak” i perhapur jam i prekur qe dikush ben nje publicitet te tille. Nje xhup i imi, gjithsesi, i turbulluar nga ligjeratat e takimit “u zgjua” ne nje shtepi tjeter. Si lexues i faqes “jeta osh qef” ky eshte ai momenti kur kupton se e majta ka detyrim rishperndarjen e te mirave materiale. Naten e mire” – shkruan Majko./
KOHA JONË SONDAZH

