Majko: Ç’i thashë Ramës kur më prezantoi me Roshin
Ishin zgjedhjet lokale të vitit 2011 kur në Kavajë ndodhi ajo që u quajt goditja më e madhe e atyre zgjedhjeve. Në Kavajë, bastion në 21 vjet të PD-së fitoi për herë të parë një kandidat i PS-së.
4 vite më pas deputeti i PS-ë, Pandeli Majko tregoi në një takim elektoral se çfarë i kishte thënë Edi Ramës kur ai i kishte prezantuar Elvis Roshin.
“Ne bënim humor me njëri-tjetrin kur Elvisi erdhi për herë të parë te Partia Socialiste, edhe te kafja poshtë partisë te “Austria”, në praninë time i tha Ramës: Unë do e marr Bashkinë e Kavajës!.
Ed Rama sheh nga unë dhe më thotë: Si të duket?. Tani unë e kam ndërruar që i kam thënë “Napoloni vogël ka qenë”, u shpreh Majko.
KOHA JONË SONDAZH

