Pandeli Majko kujton vrasjen e Esat Toptanit. Por cilin shigjeton si “esadpashtoptan”; Thaçin, Ramën, Hotin apo të tre sëbashku?!

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka kujtuar vrasjen e Esat Pashë Toptanit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Majko shkruan mes të tjerash se  Esat Toptani është simboli i keqtrajtuesit të interesit kombëtar.

“Vrasja e Esat Pashës ishte parathënie e mungesës sonë kolektive. Ai përfaqëson kufirin, ku lidershipi nga cilësi kthehet në anomali”, shkruan Majko mes të tjerash.

Sot po akuzohen presidenti kosovar Thaçi, kryeministri i Kosovës Hoti si dhe të mbështetur nga kryeministri Rama si shtetar që po negociojnë me presidentin serb Vuçiç në ndarjen e Kosovës, atëhere për cilin shkon shigjeta e helmit e ministrit Majko? Apo për të tre?

Mesazhi i plotë i Majkos:

Sot (13 qershor) është përvjetori e vrasjes së Esat Toptanit i cili do të mbetet një figurë kontraverse. Ai është simboli i keqtrajtuesit të interesit kombëtar.

Esat Pashë Toptani në Luftën e Parë Botërore ishte palë me fitimtarët. Në historinë politike të shqiptarëve Esat Pashë Toptani ishte produkt i kundërshtive të interesave ndërkombëtare ndaj shqiptarëve.

Esat Pashë Toptani mbivendosi interesin e pushtetit personal mbi atë kombëtar. Ai u dënua nga pasardhësit por u ndoq në mungesën e skrupujve që ai përcoi në luftën e pushtetit.

Vrasja e Esat Pashës ishte parathënie e konfliktit politik në pluralizmin e kohës. Me vrasjen e atentatorit të tij, Avni Rustemit, u realizua përplasja e palëve që ishin bashkë në parlamentin e kohës së post-pavarësisë. Për historinë politike të Shqipërisë filloi kapitulli që opozita zhvillohej në migrim…

Varri i Esat Pashës ndodhet në varrezat e ushtarëve serbë në Francë. Ministri i Mbrojtjes të Serbisë Vulin vendosi lule në varrin e Esat Pashë Toptanit për ripohuar standartin e Begradit për miqësinë me shqiptarët.

Vrasja e Esat Pashës ishte parathënie e mungesës sonë kolektive. Ai përfaqëson kufirin, ku lidershipi nga cilësi kthehet në anomali.

Në foto: Esad Pash Toptani

SHKARKO APP