Majko kundër Ramës: Komisioni hetimor për Bashën dhe Shtëpinë e Verdhë, retorikë politike

Ish-kryeministri Pandeli Majko shprehet se ideja e propozuar nga PS për ngritjen e një komisioni hetimor për Lulzim Bashën dhe rolin e tij gjatë kohës që punonte në UNMIK në Kosovës, është një çështje që lidhet me retorikën politike para zgjedhjeve.

Një pjesë e këtyre temave janë diskutuar edhe më parë, por ne në Shqipëri kemi deklaruar datën e zgjedhjeve, na ndajnë rreth 100 ditë dhe retorikat e përplasjeve janë të natyrshme. Ajo që mund të diskutohet është kush ka qenë pozicioni real i politikanëve në Tiranë dhe Prishtinë sepse ka pasur një histori edhe me dorashka, por koha do ta tregojë të vërtetën”, tha ministri i Diasporës, Pandeli Majko.

Por a parashikon Majko një ulje tonesh?

“Jo! Nuk besoj, të jemi të sinqertë, kjo histori do të jetë deri në 25 prill. Pas 25 prillit do t’ju duket çudi sa gjëra do të ndryshojnë. Debati i politikanëve shqiptar është për të mbledhur secili votat e veta dhe pas 25 prillit është një histori e re”, tha ai në Abc News.

Deklarata e Majkos rrëzon gjithë skemën që ka ngritur këto ditë PS dhe mediat afër saj kundër Lulzim Bashës. Rama, dhe më pas Taulant Balla, pretendojnë Lulzim Basha ka përgatitur dosjen kundër luftëtarëve të UÇK-së në Hagë.

SHKARKO APP