Majko: Kush do jetë në shtabin elektoral?
Edhe pse shtatë muaj më parë, kryeministri Edi Rama kishte deklaruar se Erion Veliaj do jetë ministër deri në fund të mandatit, ajo që përflitej prej ditësh është bërë realitet.
Ministri do të garojë për Bashkinë më të madhe në vend.
Kryetari i Kuvendit dhe aleati i ngushtë i PS, Ilir Meta, tha se ka pasur debate brenda PS për kandidaturën, por shtoi se është një figurë gjithëpërfshirëse.
Ndërkohë deputetët e kanë miratuar me unanimitet emrin e Veliajt.
Pandeli Majko, që përflitej si kandidat i mundshëm, ka pyetur se kush do jetë në shtabin elektoral për Tiranën.
“Të gjithë deputetët e Tiranës,” është përgjigjur Rama.
KOHA JONË SONDAZH

