Majko, muxhahedinëve: Në Shqipëri jeni në shtëpinë tuaj. Gjebrea: Jeni vëllezërit tanë
Muxhahedinët iranianë që janë vendosur në Shqipëri kanë festuar sot festën e Sulltan Novrusit. Aktiviteti është zhvilluar në rezidencën ku është vendosur grupimi i njohur si opozita e Iranit në Shqipëri, në Kashar.
Të pranishëm në këtë festë për myslimanët iranianë ishin ish-kryebashkiaku i Nju Jorikut, Rudy Juliani, Ministri shqiptar për Diapsorën, Pandeli Majko, kreu i PR-së, Fatmir Mediu, deputetja e PS, Elona Gjebrea, si dhe mjaft zyrtarë dhe politikanë shqiptarë.
Në fjalën e tij, Ministri Majko u shpreh se muxhahedinët në Shqipëri duhet të ndjehen si në shtëpinë e tyre. Ai shtoi se shpresonte që një ditë t’i takonte muxhahedinët në vendin e tyre të lirë, Iranin.
Muxhahedinët cilëson si grup terrorist nga shteti Iranian dhe me vendosjen e tyre në Tiranë, pas një marrëveshje me OKB dhe SHBA, raportet mes dy vendeve kanë njohur deklarata të tensionuara.
Ndërkohë deputetja e PS-së, Elona Gjerbrea ju drejtua muxhahedinëve së ata “tashmë janë pjesë e Shqipërisë. Ju jeni motrat dhe vëllezërit tanë”.
Ish-kryebashkiaku i Nju Jorikut, Rudy Juliani, në fjalën e tij u ndal në përpjekjet për vendosjen e një sistemi demokratik në Iran. Ai gjithashtu vlerësoi dhe qeverinë shqiptare për mikëpritjen e muxhahedinëve.

KOHA JONË SONDAZH

