Majko: Në Greqi ka fituar e “panjohura”
Deputeti i PS, Pandeli Majko ka komentuar në rrjetin social ‘Facebook’ fitoren e Aleksis Tsipras në shtetin helen pas zgjedhjeve që u mbajtën më 25 janar 2015.
Në këtë postim ndër të tjera Majko shkruan se në këto zgjedhje u mund tradicionalja dhe fitoi e panjohura që ka trokitur si premtim për ndryshim. ‘Në Greqi ka fituar e “panjohura” që ka trokitur si premtim për ndryshim.
Në këto zgjedhje u mund tradicionalja dhe fakti që politika i njeh “bijtë” e vet por e ka të vështirë me pasardhësit e tyre. Shpresoj që Cipras të “eksperimentojë” për një Greqi ndryshe dhe do zoti me sa më pak llafe dhe më shumë punë.
Për momentin ai është përfaqësuesi i “revolucionit” të atyre që dinë çfarë nuk duan… Shpresoj më të mirën për statusin e shqiptarëve në Greqi pas këtyre zgjedhjeve.Në këto zgjedhje Greqia pohoi veten’-shkruan Pandeli Majo në Facebook.