Majko: Në histori duhet të dish të zgjedhësh edhe kur ka kosto

Ish-kryeministri Pandeli Majko ka përkujtuar pushtimin e Shqipërisë nga Italia me një foto ku ushtarakët shqiptar betoheshin në Romë për besnikëri ndaj Italisë.

Ja çfarë shkruan Majko në Facebook:

Kjo është një foto që “godet” më shumë se sa 7 prilli i pushtimit fashist. Ajo paraqet betimin e Gardës së ushtrisë shqiptare të kohës në Romë, në Maj 1939… një muaj pas invazionit të vendit.
Padyshim, cdo ngjarje ka kontekstin e vet. Ajo që dëshiroj të kujtoj sot janë ata përfaqësues ushtarakë dinjitozë si Mujo Ulqinaku të cilët kundërshtuan me armë pushtimin e vendit. Kujtesë dhe respekt, megjithëse ju duhet shkruajtur emri në një pllakë mermeri, me nderim, atyre ushtarakëve që nuk pranuan të betoheshin atë ditë në Romën e kësaj fotoje.
POR… Një nderim dhe përulje të vecantë për ata që morën armët dhe luftuan për clirimin e atdheut nga pushtuesit nazi-fashistë deri në clirimin e tij.
Në histori duhet të dish të zgjedhësh edhe kur ka kosto.
7 prilli na vjen cdo vit si një “ftesë” e heshtur për cilindo, se në cdo rast e udhëkryq, zgjedhja është vetëm Shqipëria. Kush zgjedh Atdheun përballë pushtuesit ka falje në cdo kohë“.

Swiss Digital Desktop Reklama

https://www.facebook.com/pandeli.majko/photos/a.426209672253.220743.98541162253/10153962494827254/?type=3&theater

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?