Majko: Nuk është sekret, në zgjedhjet e fundit një votë bënte 50-60 euro
Seanca e djeshme në kuvend, ishte e ngjeshur dhe plot me debate, akuza të ndërsjellta PS-PD. Mes deklaratave të përsëritura të deputetëve, socialisti Majko, u shpreh me një deklaratë surprise. Majko mes të tjerash, u shpreh se të fortët dhe kriminelët që akuzohen sot nga opozita si vjedhës të votës, dikur kanë qenë te Partia Demokratike.
Majko akuzoi se PD në vitet 1996-1997 ka manipuluar zgjedhjet përmes të fortëve, makinave me xhama të zinj, por që asnjëherë nuk u dënuan. “Duke qenë se me kolegun Patozi kemi një kohë të gjatë në politikë, më bëri përshtypje kur tha që më 21 korrik ne kemi qenë bashkë. Le të jemi pak më të sinqertë, nuk kemi qenë bashkë, por kemi votuar pro, por nuk kemi qenë bashkë. Dhe ato që ndodhën më pas janë reflektimi i faktit se pavarë- sisht se kemi qenë bashkë, nuk jemi bashkë”,u shpreh dje në sallën e kuvendit.
Kjo deklaratë e zbardhur nga gazeta “Panorama”, e që më tej deputeti pohoi se vota në Shqipëri blihet. “Nuk është sekret në Shqipëri, në zgjedhjet e fundit, një votë bënte 50-60 euro, zyrtar në një rreth ku ishin zgjedhjet më të vështira. Dhe kjo ka ndodhur. Nuk ka ndodhur tani, ka ndodhur dhe më parë. Dikush mund të thotë që ka qenë më keq. Por po jua freskoj unë kujtesën për ata që e kanë përjetuar historinë e politikës shqiptare pas viteve ’90 në mënyra të ndryshme. Ka pasur kohë të ndryshme, ka pasur kohë kur xhupat e zinj në Shqipëri bënin namin. Vinin me targa bullgare dhe makina të zeza nëpër Tiranë dhe ishin pjesa jozyrtare e qeverisjes së atëhershme. Ka qenë viti ’96- ’97″, u shpreh Majko.
KOHA JONË SONDAZH

