Majko për Artan Lamen: Si mik e dua, por si drejtor më vjen ta rrah

Në komisionin e Ligjeve, deputeti i PS, Pandeli Majko, ka kritikuar përmes batutave kreun e Kadastër Artan Lame, lidhur me qarkun e Kukësit.

“Për zotin Lame kam një respekt shumë të veçantë, dhe është dhe miku im, dhe si mik e dua fort, por si drejtor i Kadastrës është ajo shprehja që kush të do, të rreh, dhe më vjen ta rrah faktikisht, kur shoh dhe vlerësoj nga komunikimet situatën e regjistrimit të pronësisë në qarkun Kukës”, u shpreh ai.

“Ju flisni në terma të përgjithshme, por në thelb unë e përkrah këtë dhe kam vlerësimin tim për punën e Kadastrës, por tjetër problem regjistrimi prone ka Tirana, tjetër Kukësi, tjetër Malësia e Madhe.

Unë e vlerësoj shumë, dhe miqësia jonë nuk vihet në diskutim në këtë drejtin, se mund të ma marrësh dhe për ters, por në Kukës ju keni qenë në janar. Unë dua të di për Kukësin çfarë do bëni zotëri, se te ky raport nuk marr vesh asgjë. I kuptoj vështirësitë zoti Lame, por njerëzit duhan të dinë ka ndonjë matricë? Sa duhet të pres? Sepse pa asnjë gjë duket sikur do vdesë dynjaja dhe s’do marrin letrat e pronësisë, ndaj dua mirëkuptimin tuaj edhe pse më parë përmenda fjalën rrahje… për më tepër ju keni bërë operacion dhe nuk ua lejon doktori rrahjen”, përfundoi fjalën me humor Majko.

SHKARKO APP