Majko: Për herë të parë, Asambleja e NATO-­s në Tiranë

Në Shqipëri do të mbahet në fund të muajit maj Asambleja Parlamentare e NATO­-s, takim mjaft i rëndësishëm ky që ndodh për herë të parë në vendin tonë.

Deputeti socialist dhe njëherazi kryetar i delegacionit shqiptar në NATO, Pandeli Majko tha se “gjatë punimeve 3 ditore të Asamblesë, do të marrin pjesë 700 përfaqësues nga vendet e NATO-­s, BE-­së, OSBE­së e KiE-­së”.

“Shqipëria si vend i NATO-­s do të mirëpresë Asamblenë Parlamentare të NATO­-s. Mbajtja e Asamblesë Parlamentare të NATO­s në Tiranë është një cilësi e asaj që ka ndryshuar në statusin ndërkombëtar të Shqipërisë. Gjatë 3 ditëve të punimeve do të diskutohet për përballimin e sfidave të vështira të aleancës në të ardhmen. Është i pari takim i Asamblesë Parlamentare të NATO­-s në vendin tonë”, u shpreh Majko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Asambleja Parlamentare e NATO­-s do të zhvillohet për herë të parë në Tiranë, që prej anëtarësimit të vendit tonë në Organizatën e Atlantikut të Veriut, në prill të vitit 2009. Punimet e saj do të zhvillohen nga data 27 deri në 29 maj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?