Majko: Na duhet dialog, jo ecje në një drejtim të paditur

Seanca e jashtëzakonshme plenare u mbyll me miratimin e rezolutës së PS-së për “shmangien e krizës kushtetuese me synim legjitimitetin e gjykatës kushtetuese – detyrë imperative e organeve më të larta të shtetit”.

Jashtë parlamentit, ministri i Diasporës, Pandeli Majko u shpreh për gazetarët se presidenti duhet të jetë protagonist i stabilitetit dhe se sherri mes politikanëve nuk duhet të degradojë.

“Ka disa nene të Kushtetutës që duhen respektuar. Presidentit i takon të jetë protagonistë i stabilitetit. Nuk besoj që sherri duhet të perceptojë në histori të natyrave të tilla. Shqipëria duhet të ketë stabilitet politik dhe rajonal. Nga PS është shprehur gatishmëria për një dialog dhe jo për të ecur në një drejtim të paditur”, tha Majko.

SHKARKO APP