Majko: Rugova tradhëtar, po aq sa Fatos Klosi luftoi me armë në dorë
“Sa më i përçarë që të jetë faktori shqiptar, – komentoi me pezmatim deputeti socialist Pandeli Majko, – aq më e rëndë do të jetë goditja”. Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko dëshmoi brengosje për deklaratat e ish-drejtorit të Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi për etiketimin “tradhëtar” të presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.
Dy herë ish-kryeqeveritar në Shqipëri, zoti Majko tha se “që Ibrahim Rugova të ketë qenë “tradhëtar” i Kosovës, kjo është po aq e vërtetë sa Klosi të ketë luftuar me armë në dorë”.
Kryeministër gjatë kohës së luftës çlirimtare të Kosovës, Majko tha gjithashtu se “sot Kosova dhe publiku shqiptar duhet të përgatiten për Gjykatën Speciale Ndërkombëtare”.
“Sa më i përçarë që të jetë faktori shqiptar, – komentoi me pezmatim zoti Majko, – aq më e rëndë do të jetë goditja”.
Deputeti Majko e futi mes thonjëzave fjalën “veteran” për zotin Klosi me ironi për statusin e marrë në listat e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në mars 2014 në intervistë me gazetën “Illyria”, zoti Klosi tha se “marrëdhëniet e mia me Majkon pastaj u reflektuan edhe në problemet e luftës në Kosovës”:
“Majko s’e kuptoi! Nuk e kuptoi domethënë! Ai vazhdonte akoma me idenë që kishte një embargo ndaj Kosovës, që UÇK-ja ishte konsideruar dikur terroriste në disa deklarata të para që bëri sidomos Departamenti (Departamenti Amerikan i Shtetit).
Pandeli Majko i bëri komentet sot në profilin e tij në rrjetin shoqëror “fesjbuk” (“facebook”) rreth drekës të së hënës:
Lexova ne media qe “veterani” i Luftes se Kosoves, Fatos Klosi ka fyer jo vetem Presidentin e nderuar Rugova. Qe Ibrahim Rugova te kete qene “tradhetar” i Kosoves, kjo eshte po aq e vertete sa Klosi te kete luftuar me arme ne dore.
Sot Kosova dhe publiku shqiptar duhet te pergatiten per Gjykaten Speciale Nderkombetare.
Ajo do te gjykoje protagonistet e Luftes se shqiptareve. Kjo eshte padyshim nje ngjarje e rende.