Majko: Shpallja “festë” e 1 majit më duket si një kompromis me papunësinë

 

Festa e një majit në shumë vende të Evropës shoqërohet me protesta, ndërsa në Shqipëri tashmë është bërë një traditë që të jetë një festë. Deputeti socialist Pandeli Majko ka komentuar këtë datë duke e ndarë me ndjekësit e tij në facebook.

“1 Majin e kalova me pritjen e të papunëve në Njësinë bashkiake nr. 5. Kjo ditë është më e vështirë për ata që nuk e kanë punën.

Data 1 maj, festa e punëtorëve, na kujton ku jemi dhe dëshirën për cilësinë më të vjetër të jetës, e cila është puna. Në Shqipëri, 1 Maji festohet si përkujtim. Kjo është arsyeja që 1 Majin nuk e respektoj si ditë pushimi. Shpallja “festë” më duket si një kompromis me papunësinë. Gjithsesi miqtë e mi, Gëzuar!”, shkruan Pandeli Majko.

SHKARKO APP