Majko: Shqipëria, jo vetos në NATO për fqinjët ­

Ish­-kryeministri Pandeli Majko dhe Presidenti i Asamblesë së NATO­-s, Michael Turner kanë zhvilluar paraditen e sotme një konferencë të përbashkët për shtyp ku u janë përgjigjur interesit të gazetarëve.

Majko konfirmoi edhe njëherë ftesën për Malin e Zi ndërsa tha se NATO është e hapur për zgjerim.

Ndërkohë, i pyetur se përse Shqipëria nuk e kushtëzon Maqedoninë dhe Malin e Zi duke qenë se këto shtete kanë probleme sa i përket respektimit të shqiptarëve, Majko tha se Shqipëria ndjek logjikën e NATO-­s.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Ne nuk bllokojmë, por përkundrazi jemi për zgjerim të koalicionit euroatlantik”, –tha Majko duke konfirmuar se vendi ynë nuk do të vendosë në asnjë rast veton.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?