Majko: Shqiptarët, nuk e mirëkuptojnë kundërshtarin
“Kush kontrollon mendimet e njerëzve, kontrollon veprimet e tyre”.
Kështu e nisi Pandeli Majko, deputeti socialist, një fjalim në forumin e hapur për 25-vjetorin e pluralizimit në Shqipëri. Teksa u shpreh i dëshpëruar për ritmin e zhvillimeve në Shqipëri.
“Në politikë, ne shqiptarët kemi menduar atë që popujt e tjerë kanë bërë. Kjo cilësi ka qenë e lidhur edhe me cilësinë tonë të vjetër dhe të re për të mosmirëkuptuar kundërshtarin me pikëpamje të ndryshme. Rusoi ka përcaktuar këtë marrëdhënie me politikën: kush kontrollon mendimet e njerëzve, kontrollon veprimet e tyre”.
Gjatë fjalës së tij, Majko theksoi se tempulli i parlamentarizmit është goditur në vijimësi në Shqipëri që nga revolucionet e deri tek dështimet e tij.
“Po e filloj me vrasjen e Esat Pashës në 1920 dhe pas lufta e 44-s dhe lëvizja demokratike e ‘90-s. Parlamentarizmi i 25 viteve të fundit tregon gjendjen shpirtërore të postkomunizmit. Ai është karakterizuar dhe këtë duhet ta themi me zë të ulët apo të lartë, nga mungesa e seriozitetit për të vërtetën”, apeloi ai.
KOHA JONË SONDAZH

