Majko: Shqiptarët të qetësohen, siguria kombëtare nuk është e rrezikuar

Në studion e emisionit “Top Talk”, ishte i ftuar Ministri i Diasporës, Pandeli Majko. Në studio u fol për zhvillimet e fundit që kanë në fokus përplasjet midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, pas vrasjes së gjeneralit të kësaj të fundit, Qasem Soleimani nga forcat amerikane. Kujtojmë që në vitin 2013-të MEKU (siç njihen ndryshe si përfaqësuesit e opozitës iraniane), kanë qenë të ftuar në Shqipëri. Një takim që ka qenë ideuar nga OKB-ja (Organizata e kombeve të bashkuara).

Gazetari ngriti një hipotezë në studio në formën e një pyetje në drejtim të Pandeli Majkos, duke e pyetur se ky takim a mund ta rrezikoj Shqipërinë në raportet me Iranin dhe a mund të ndihemi të rrezikuar nga konflikti Iranian-ShBA. Pandeli Majko kujtoi se Shqipëria është një vend anëtar i NATO-s, dhe nuk duhet të ndihet i rrezikuar. Ai u shpreh se takimi i MEKU-t në Shqipëri ishte një takim i ideuar nga OKB-ja, duke shtuar se personat që i përkasin MEKU-t janë persona të qetë dhe të thyer në moshë.

“E rëndësishmja dhe që besoj ka dhe një shpjegim t për ë prezencës së MEK-ut. Ajo në radhë të parë është një prezencë e cila erdhi me kërkesë të OkB-së, dhe të gjithë këta njerëz që ne kemi këtu i kemi marrë nën protokollet e ONCR dhe Kombeve të Bashkuara. Semplizimi që ne kemi bërë një kërkesë të veçantë dhe bilaterale midis Shqipërisë dhe MEKU-t, kjo do të ishte qesharake fëmijërore, dhe një mosnjohje thellësisht e ligjeve ndërkombëtare. Ata janë njerëz që nuk i kanë krijuar komunitetit kur jetojnë asnjë lloj problemi përkundrazi, janë njerëz të qetë një pjesë e tyre janë njerëz me moshë të madhe. Dhe sot që flasim mendoj që një nga veprimet e mira që ka bërë shteti shqiptar qoftë me qeverinë e djathtë qoftë me qeverinë në pushtet është pikërisht kontiniuteti i kësaj lloj politike. Sot prezenca e MEKU-t nuk ka bërë dhe nuk do të bëjë ndonjëherë një debat politik. Sepse ne kemi bërë një detyrë bazuar mbi të gjithë dokumentet ndërkombëtar të mikpritjes pas kërkesës që kemi pasur nga OKB-ja”, u shpreh ministri Pandeli Majko.

Gazetari i përmendi në studio Pandeli Majkos një deklaratë të cituar nga Udhëheqësi Shpirtëror i Iranit Ali Kahmenei, i cili ka thënë se Shqipëria është një vend i vogël i mbrapsht që ka komplikuar së bashku me SHBA-në kundër Iranit. Lidhur me këto deklarata ministri u shpreh se iranianët janë aq të zgjuar sa për të mos rrezikuar Europën. Ata sipas ministrit kërkojnë të shtrijnë influencën e tyre në Lindjen e Mesme.

“Uroj që të mos e ketë pasur për Shqipërinë. Dua të bëj një nënvizim pa adresë, Shqipëria është territor i një aleance që quhet NATO. Dikush në Teheran është aq pers i zgjuar pavarësisht se bindjet e tij fetare mund të jenë në një drejtim tepër ekstrem, për të kuptuar se kalimi nga Lindja e mesme në Europë sjell më shumë probleme dhe telashe për ta. Se sa po them ngrefosja në Lindjen e Mesme dhe deklarimi që duhen të largohen të gjithë dhe të parët e kësaj hapësire që quhet Lindje e Mesme duhet të jemi ne. Mendoj se nga ana e regjimit në Teheran ka një përdorim të vrasjes së kreut të trupave speciale të gardës revolucionare siç e quajnë ata dhe po e përdorin si një mekanizëm për të zhvendosur më shumë influencën e tyre në Lindjen e Mesme, por kjo është një çështje për tu diskutuar. Në Lindjen e Mesme të paktën nga eksperienca modeste që unë kam në përgjithësi politika zhvillohet sipas parimit tjetër thuhet tjetër mendohet dhe tjetër bëhet. Po ka pasur një indicie për një akt të natyrës së tillë, u gjetën dhe besoj që sot në disa shtete të Europës, ka një proces hetimor për diplomat të shtetit iranian të implikuar në prodhimin e akteve terroriste në Shqipëri, por edhe në disa vende të Europës. Ja ky shteti që ndihet kaq shumë i fyer se ju vra një gjeneral i forcave speciale të cilët janë shpërndarë në të gjithë territorin e Lindjes së Mesme për të shpërndarë destabilitet. Këta që dërgojnë diplomatë të tyre të veshur me trupa diplomatik dhe pastaj për të kryer akte terroriste në Europë dhe më pas bërtasin e ulërasin për respektimin e drejtës ndërkombëtare dhe kartave të kombeve të bashkuara. Prandaj ju thash që Lindja e Mesme në përvojën time modeste është një histori shumë kontroverse ku nuk është e thjeshtë të besosh atë që thuhet”. /TCH/

SHKARKO APP