Majko tallet me PD: Rrëmbeni darën shpejt o trima, hoqa gozhdën mbeti vrima

 


Deputeti i PS, Pandeli Majko u është përgjigjur kritikave të bëra nga opozita në adresë të qeverisë sa i takon buxhetit dhe mbledhjes së të ardhurave. Duke u shprehur i vetëdijshëm për situatën e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet vendi, Majko ka theksuar se kjo qeveri ka arritur disa suksese. 

Pandeli Majko: "Dikush përmendi sot 8 dhjetorin dhe mitingun e madh që do bëhet në 8 dhjetor.Unë nuk mendoj se do ndodhë ndonjë revolucion i madh dhe sa i përket historive me revolucion nuk është se nuk kam ndonjë eksperiencë. Por më shumë i druhem jo njerëzve që do dalin me 8 dhjetor, por më shumë u druhem atyre biznesmenëve, 200 apo 300 vetë që dalin para Kryeministrisë dhe kërkojnë që gjobat të jenë më të ulëta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ju druhem sepse edhe vetë brenda vetes mendoj se kanë të drejtë. Ju druhem jo atyre që do të dalin me 8 dhjetor, ju druhem ish-ushtarakëve që kur shkojnë dhe marrin pensionin për një ligj apo për një problem që ju e keni krijuar në qeverisjen tuaj dhe ne nuk po dimë ta rregullojmë ende janë të detyruar të lënë 1/3 e pensionit për arsye të një llogaritje idiote, absurde, sipas meje e paligjshme. 1/3 e pensionit e lënë për të paguar se diku se është bërë një llogaritje gabim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk dua të bëj burrin e mirë duke thënë se ne duhet të kthehemi dhe të shijojmë historinë e pensioneve të ushtarakëve sespe di situatën financiare në të cilën ndodhet vendi im dhe vendi juaj. Kam frikë se nga salla ku u bë vakia e Ramiz Alisë nuk mund të bëhet revolucion. Kam frikë se më shumë ju takojnë vargjet e Dritëroit të madh: Rrëmbeni darën shpejt o trima, hoqa gozhdën mbeti vrima".

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?