Majko: Vota për Bojaxhiun, ngjarje për politikën
Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko deklaroi sot se ngjarje në këto zgjedhje mund të quhet fare mirë numri i votave për kanididatin e pavarur për bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi në njësinë nr.5, e cila njihet si bastion i së majtës.
Gjatë një prononcimi për mediat, Majko thekosi se votat për Bojaxhiun janë nga të djathtët. Teksa u pyet se kur mund të mbarojëprocesi i numërimit të votave, ligjvënësi i majtë theksoi se nuk dihet ende, ndërsa pohoi se ‘aty është një vullkan i madh i bastionit të së majtës’.
“Nuk e them dot se kur do mbaroi procesi. Por aty është një vullkan i madh i bastionit të së majtës. Nuk e prisja një rezultat të tillë për zotin Bojaxhi, ishte ngjarje. Njësia 5 ka një angazhim për të majtën. Por për një të pavarur nuk është e natyrshme për Bojxhin, ndërsa e kthejnë atë në një ngjarje. Votat për zotin Bojaxhi janë të djathta, ndaj vota për të besoj është e nga të djathtët.”, deklaroi Majko.