Majko: Votimi i emigrantëve do të vendoset në komisionin e reformës

Komisionet parlamentare kanë nisur diskutimin mbi ligjin e posaçëm të diasporës. Me këtë projekt do të nisë dhe regjistrimit i emigrantëve shqiptarë në vendet ku jetojnë dhe punojnë. Gjatë diskutimeve u propozua krijimi i Qendrave Kulturore  një mënyrë kjo për të ruajtur identitetun kombëtar.

Majko: Qendra kulturore mos shikohen si vagoni i fundit të trenit që mund të diskutohet. Pra të jetë një presion pozitiv. Në fund fare qendrat kulturore do të jenë institucione permanente të çdo lloj qeverie, të shtetit shqiptar për bashkëveprimin me diasporën.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli propozoi mundësinë e angazhimit të  kompanive të lobimit për të rritur imazhin e Shqipërisë ne shtetete tjera. Propozim që mori edhe miratimin e deputetëve të opozitës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kodheli: Lobimi që ata duhet të bëjnë për Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Mospërfshirja e votës së emigrantëve në këtë projektligj u ngrit si shqetësim nga deputetja e PD Rudina Hajdari. Por për Majkon kjo çështje do të diskutohet në Komisionin e e posaccëm të Reformes Zgjedhore.

Hajdari: Sa i takon përfshirjes së diasporës në votim në Shqipëri dhe çfarë ndodhi me këtë gjë?

Majko: Përfaqësuesit e opozitës që në mbledhjen e parë, sidomos ata që ishin në komisionin e reformës zgjedhore më kërkuan me institim dhe unë rashë dakord me ta. Diaspora të mos implikohet nga pikëpamja ligjore me votimin, natyrisht do jemi suportim.

Qëllimi i projektligjit është rritja e rolit të Diasporës , në fushen ekonomike, Kulturore dhe arsimore. Gjithashtu kjo nisëm do të funksionojë për forcimin e lidhjes së Diasporës me institucionet shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?