Majlinda Bregu: Gjyshi Shukriu ia lypi vajzës. Harito: Po derëziun Pango e harruat?

Skandali seksual i Shukri Xhelilit është bërë objekt debatesh edhe në Kuvend.

Deputetja demokrate Majlinda Bregu ka deklaruar se përtej hajgares me videoskandalin e Shukri Xhelilit, ajo që sot është shqetësim i madh është ushqimi që po i japim të rinjve për punësim dhe marrëdhëniet e punës në administratën publike.

Majlinda Bregu: Nuk po flas këtu për gjyshin e mrekullueshëm që si i themi në gjuhën popullore ia lyp një 20-vjeçarje, por se çfarë po ndodh sot me administratën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Se si kryetari i Bashkisë, apo drejtori vendos për punën sikur të jetë bahçja e shtëpisë së vet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sa raste të tjera kemi në administratën publike, ai Balili ishte administrator, po ajo drejtoresha e Arsimit në Lushnje, po ky tjetri që preu trafikndarësen për interesa të vetat dhe vdiqën dy fëmijë në aksident atje.

Bregu ka ironizuar edhe deklaratën e bashkëshortes së ish-kryebashkikaut të Dibrës dhe mbrojtjen që i bëri burrit të mrekullueshëm.

Pas saj ka replikuar ministrja e Inovacionit, Milena Harito  e cila ka akuzuar opozitën për qëndrim me dy standarde.

Harito: Nuk e kuptoj, pse për Pangon ishte përgjegjësi individuale dhe për këtë keni tjetër qëndrim.

Madje, atë edhe e promovuat e vutë në krye të inovacionit dhe shkencës. I rëndësishëm është qëndrimi që mbahet.

Si Pango e si ky derëziu i fundit janë të zgjedhur por përgjegjësinë e kanë individuale, ju keni mbetur me kohën e Enverit, te përgjegjësia e klasës, apo kolektive.

Harito tha se as Pango, e as derëziu i fundit nuk janë as të parët e as të fundit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?