Majlinda Bregu: Nëse Sokol Olldashi do të ishte gjallë, PD-ja ndryshe

Deputetja e PD-së Majlinda Bregu, e përmendur shpesh për një raport jo edhe aq të mirë me liderin e shpesh herë ka kritikuar mënyrën sesi lideri aktual i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po bën opozitë. E ftuar në emisionin “6 ditë pa Ermalin”, ajo u pyet nga Mamaqi se, kë do më shumë Bashën apo Berishën?

“Berishën dua më shumë, ai më ka ftuar në PD. Edhe po të pyesni Bashën kë do më shumë veten apo Berishën, me siguri do të thotë Berishën”,– tha ajo.

Ndërkaq Ermal Mamaqi e ngacmoi duke i thënë “por Berisha do më shumë Jozefinën se sa ty?”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bregu përgjigjet: “Nuk di kë do më shumë ai, por ne të dyja e duam njësoj atë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej, deputeti i ndjerë i PD-së, Sokol Olldashi, është sjellë në vëmendje gjatë një interviste të Majlinda Bregut.

“Po të ishte gjallë, Sokol Olldashi, PD-ja do të ishte ndryshe”, tha Bregu, e njohur si një nga ish-miket më të ngushta të të ndjerit Olldashi.

Kujtojmë se Olldashi, sa ishte gjallë aspironte të drejtonte PD-në.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?