Majlinda Bregu: PD-ja në situatë kaotike. Ka pakënaqësi

Deputetja e PD-së Majlinda Bregu i “ka hequr dorezat” duke folur por zhvillimet brenda partisë së saj pas humbjes së zgjedhjeve në bashkinë e Dibrës. E ftuar në studion e “Top Story” në TCH, Bregu tha se duhet pranuar që PD humbi këtë bashki edhe për faj të saj.

“Dibra ishte humbje. Pata një parandjenje për humbjen. Kam qenë dy herë në këtë fushatë. I telefonova Shehut. Shkova dhe takova gratë dhe ato më shihnin me shijen “Të dëgjojmë çfarë nga thonë”, por pa entuziazëm” – tha ajo.

Duke folur për arsyet e humbjes në këtë bashki ajo thotë se ja shumë faktorë dhe jo të gjithë kanjë të bëjnë me abuzimet që bëri qeveria.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kanë qëndruar të gjithë faktorët duke filluar nga droga, vjedhja e votave dhe shantazhet e kartelit të drogës, por duhet parë edhe nga vetja. Humbja me 10-fishin e votave të bën që ta kthesh pasyrën edhe nga vetja.  Ka shumë arsye për të parë brenda vetes pasi ajo zonë është qeverisur nga PD për shumë vite” – tha Bregu.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas deputetes së PD-së strukturat e partisë në rrethe janë të paorganizuara për shkak të stërzgjatjes së zgjedhjeve brenda saj.

“Strukturat e PD-së janë problematike në të gjithë vendin. Situata është kaotike. Kjo sepse zgjedhjet duhet të ishin mbyllur që në vitin e parë në opozitë. Për këtë zvarritje këto grupe në bazë kanë filluar një lloj pakënaqësie në radhët e PD-së” – tha ajo

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?