Majlinda Bregu: Pse nuk reagohet për fëmijën 4-vjeçar?
Deputetja demokrate, Majlinda Bregu, është e irrituar me mosreagimin ndaj faktit që një vogëlush vetëm 4 vjeç kaloi natën në komisariatin e Pogradecit.
“Sikur edhe vetem nje ore te jete mbajtur ne komisariatit te Pogradecit femija 4 vjecar, eshte kafsheri e injoranteve qe abuzimin me detyren nen uniforme e ngaterrojne me aftesine e policimit e hetimit.
Flitet per Femije 4 vjec! Dhe eshte detyrim te mbrohet nga cdo lloj diskriminimi a ndeshkimi!
Mendova se dikush nga Ministria e Brendshme do ta sqaronte me detaje cfare kishte ndodhur, por deklarata e komisariatit te Pogradecit ishte edhe me e pandjeshme se veprimi, sepse percaktonte dhe arsyen e gjendjes jo te shendetshme femijes: viroze e stines.
Dhe nuk eshte ngjarje reagimi i opozites per rastin. Kjo eshte normale.
Ngjarje eshte mosreagimi nga mjeket qe e kane trajtuar femijen ne spital per te bere me dije profesionalisht si eshte femija 4 vjecar, ngjarje eshte heshtja nga prokuroria e Pogradecit, ngjarje eshte heshtja e ndonje perfaqesuesi te shoqerise civile qe monitoron trajtimin e te ndaluarve ne komisariate. Ngjarje eshte qe lajmi raportohet,por nuk ndiqet me.
Ngjarje eshte se ka dy deklarata nje te prindit te femijes e nje te policise dhe asnje pergjegjesi deri sot!” shkruan Bregu në FB.