Majlinda Bregu tërhiqet nga gara për Tiranën: S’do jem unë kandidatja e PD-së
Majlinda Bregu, bashkë me Lulzim Bashën dhe Halim Kosovën, janë tre personat e përfolur, si kandidatët e mundshëm për Bashkinë e Tiranës nga PD.
Por, Bregu është tërhequr nga kjo garë.
Ajo ka thënë se nuk do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës, pasi ka angazhime të tjera.
“Unë kam detyrat të cilat nuk më duket se janë pak dhe janë plot.
Dhe për më tepër, vazhdoj të besoj se vendimmarrja nuk është çështje ambicje personale”, tha Bregu për Ora News.
KOHA JONË SONDAZH

