Makinat e policisë shkelin grurin e përhapur në autostradë/ Braçe: E shëmtuar, buka nuk shkelet
Dhjetëra makina kaluan mbi grurin që erdhi nga Ukraina, kjo pasi trajleri u përmbys në autostradën Tiranë-Durrës për shkak të motit të keq. Deputeti socialist Erion Braçe e quan të shëmtuar faktin që policia shkel me këmbë grurin dhe lejon makinat të kalojnë.
Po ashtu Braçe e cilëson të pafat faktin që trajleri me një pjesë të grurit që kishte ardhur nga Ukraina u rrëzua në rrugë.
- “Është grurë, grurë për bukë. Zotërinj të policisë, nuk kalojnë makinat mbi grurë, as ju vetë me këmbë mbi grurë! Është e shëmtuar! Kamioni mesa duket ka dalë nga porti ku anija solli grurin nga Ukraina! Pa fat! Por jo deri këtu”- shkruan deputeti Braçe.
Pas rrëzimit të trajlerit në rrugë, policia shkoi menjëherë në vendngjarje që të bënte të mundur lehtësimin e qarkullimit të makinave pasi u krijua trafik i rënduar me radhë kilometrike.