Makinat e Ushtrisë në shërbim të ministres Felaj? Komanda e FA: Ja e vërteta

Edhe pse në një qeveri, Minstrat nuk kanë janë në një mendje. Propozimi i Ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, për të përdorur dhe Ushtrinë në luftën kundër drogës, nuk u mirëprit nga ana e Ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli. Arsyetimi i saj ishte se Forcat e Armatosura duhet të trajtohen seriozisht.

Në një kohë kur rrjetet sociale janë më aktive se kurrë, sot po qarkullonte një foto, ku të shihesh një makinë e Ushtrisë, në hyrjen e një pallati. Disa portale, thanë madje se po transportoheshin disa mobilie, në emrin e Ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj.

Por si është e vërteta?

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk mungoi dhe reagimi nga ana e Shtabit të Përgjithshëm i Forcave të Armatosura. Në një deklaratë për mediat, Komanda Mbështetëse e Forcave të Armatosura të Shqipërisë sqaron se bëhet fjalë për banesën e kapitenit Marlon Nasi. Sipas një urdhri të Ministrisë së Mbrojtjes, “çdo ushtaraku që ndërron banesë i sigurohet një mjet për transportin e orendive shtëpiake, nga njëra banesë në tjetrën”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dëshirojmë të sqarojë opinionin publik lidhur me disa foto të publikuara në rrjetet sociale, ku shfaqet një mjet dhe efektivë të Forcave të Armatosura duke transportuar orendi shtëpiake. Komanda Mbështetëse bën me dije se në bazë të urdhrit nr. 411 datë 02.09.2003 të ministrit të Mbrojtjes, çdo ushtaraku që ndërron banesë i sigurohet një mjet për transportin e orendive shtëpiake, nga njëra banesë në tjetrën. Në bazë të urdhrit nr. 411 datë 02.09.2003 të ministrit të Mbrojtjes është përgatitur urdhri nga komandanti i Batalionit të Transportit për vënien në dispozicion të transportit të orendive shtëpiake të kapiten Marlon Nasi, nga banesa e tij e mëparshme te Restorant Durrësi, për tek banesa e tij e re te Rruga e Elbasanit. Komanda Mbështetëse vlerëson se publikimi në fjalë është në rastin më të mirë, i pasaktë dhe në rastin më të keq, është dashakeq dhe që kërkon keqinformojë publikun dhe të cënojë punën e Forcave të Armatosura”, thuhet në reagimin e Komandës Mbështetëse.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?